• Web App, Mobile App Development

  • "Perfection is limitless, we are going infinitly closer to it!"
 

Rreth Palma

Palma përzgjedh për të gjithë kualitetin më të mirë të frutave të thata duke I sjellë pranë jush me paketimet e standartit ushqimor që garantojnë shijen dhe freskinë.Me një eksperiencë 10 vjeçare në fushën e importimit dhe ambalazhimit të frutave të thata,Palma u siguron klienteve të saj ne mbarë Shqiperinë cilësi të lartë të produkteve dhe çmime nga më konkurueset.Veprimtaria jonë bazohet në importimin e frutave të thata nga e gjjithë bota dhe më pas ambalazhimi I tyre në kushte higjeno-sanitare te larta dhe me një teknologji bashkëkohore..Gjithçka nis me rigorozitetin dhe përkushtimin total të stafit I cili eshte I ndarë në mënyrë të atillë që ti përgjigjet çdo nevoje të tregut dhe më tej. Ne tregojmë kujdes madhor në përgatitjet e produkteve në fabrike duke respektuar çdo rregull higjenik dhe estetik. Më pas puna vazhdon me agjentet e shitjes të cilët janë të trajnuar për të sjellë pranë jush me mënyrat më bashkëkohore dhe më efikase larmishmërinë e produkteve tona.Ne mundohemi dhe përpiqemi çdo ditë me te gjitha forcat dhe energjitë tona që të sjellim në tregun shqiptar dhe më gjerë produktet më cilesore dhe me çmimet më të arsyeshme.Sot Palma numëron më tepër se 5.000 markete dhe supermarket në të gjithë rajonin ku spikasin prania e supermarketeve me emer si Big Market,Eco-Market,Extra Market,Diambe,Super Xhangolli,Conad etj.Gjithashtu produktet tona mund të gjenden dhe në supermarketet më me emër në të gjitha qytetet e Shqipërisë të cilët mund të verifikohen lehtësisht.Ja pra , ky është misioni yne , t’ju gjendemi pranë me produktet më cilësore,të rrjedhura nga puna e mundimshme e nje grupi të tërë I cili ka per synim marrjen e satisfaksionit pozitiv të atyre mijëra klienteve në gjithë Shqipërine.Dhe gjithashu shpresojmë që dita ditës klientët tanë të shtohen dhe pse jo mes tyre te jeni dhe JU.

NE RRISIM CILESINE , JU NA JEPNI BESIMIN!!

Google +

Facebook

Copyright 2011 - 2017 IONIAN sh.p.k. All rights reserved

Tower Shadow